Strakosha kërkon largim

albnews
By
1 Min Read

E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio mbetet në dyshim. Portieri shqiptar, sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, mund të largohet në muajin qershor nga klubi kryeqytetas.

Strakosha thuhet se është i pakënaqur me situatën e tij te klubi italian, pasi ka humbur vendin e titullarit pas problemeve që pati me trajnerin Inzaghi.

Portieri shqiptar thuhet se ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet.

26-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 630 minuta në Serie A.

Ai ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022.

Për portierin shqiptar interesim ka shprehur Borussia Dortmundi

Share This Article