Manchester Unitedi dhe Fulhami do të takohen sonte në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.
Ky duel nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’ në qytetin e Manchesterit.
Për herë të parë pas 14 muajve tifozët e Unitedit do të kenë mundësinë që skuadrën e tyre ta shikojnë nga shkallët e stadiumit.
Kjo, pasi Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë vendim që në dy xhirot e fundit të Premierligës të lejohen në stadiume nga 10 mijë tifozë.
Të dy këto skuadra futen në këtë takim pa objektive, pasi Unitedi e ka siguruar vendin e dytë, kurse Fulhami ka renë në Ligën e Dytë.