Në një dalje për mediat, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar se në Gjykatën Konvencionale të Parisit, përmes avokatit të tij, do të ngrejë një padi për shpifje publike ndaj zyrtarit amerikan Antony Blinken.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ky akt nuk vjen si një veprim ndaj SHBA, por si veprim ndaj diplomatit për të cilin ai tha se nuk ka renditur asnjë akuzë.
“Kur pas tetë vitesh larguar nga drejtimi të shkelet dhe nëpërkëmbet dinjiteti im, unë detyrohem të marr një akt të tillë, jo si akt ndaj SHBA ndaj të cilëve ruaj qëndrime konstante, por ndaj një njeriu pa asanjë provë, dhe argument, ka renditur akuza që s’i ka renditur kush ndaj meje.“- tha berisha.