Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ditën e sotme për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin e pergjithshëm Adriatik Llalla.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada britanike shkruan se mbështet vendimin e GJKKO ndaj ish-kryeprokurorit, ndërsa shton se ky vendim tregon se aty ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.