ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 4 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 4 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 5 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 5 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti kujton kontributin e presidentëve amerikanë për Shqipërinë dhe Kosovën

albnews by albnews
4 July, 2019
in Kosova
0
Kurti kujton kontributin e presidentëve amerikanë për Shqipërinë dhe Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ka theksuar se Toka e Ëndrrës nuk mund të mos ishte Tokë e Jetës, e Lirisë e për Lumturi.   

“Nga Presidenti Woodrow Wilson që ndërhyri me parimin e vetëvendosjes së popujve në Konferencën e Versaille-s dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi e deri te Presidenti Bill Clinton i cili me avionët e NATO-s ndërhyri kundër Jugosllavisë së Milosheviqit dhe e shpëtoi Kosovën nga gjenocidi serb, nga Presidenti George Bush që kërcënoi Milosheviqin për Krishtlindje në 1992 e deri te djali i tij, Presidenti George W. Bush, i cili më 10 qershor 2007 në Fushë Krujë tha “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!”, përkushtimi i ShBA-së për neve e ka si shtrirjen në histori ashtu parimësinë në politikë”, ka shkruar Kurti.

RelatedPosts

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Postimi i Kurtit në Facebook:

Nuk e di nëse 4 korriku 1776 ka qenë ditë e nxehtë e me vapë sikur sot te ne, mirëpo kjo datë i ka dhënë aq shumë temperaturë politikës dhe historisë që prej atëherë, në të dy anët e Atlantikut, dhe jo vetëm.

13 vjet para revolucionit francez, 13 koloni britanike shpallën pavarësinë në kuadër të luftës çlirimtare dhe antikolonialiste që sot njihet si revolucion amerikan. Shumë guxim dhe punë, shumë vetëmohim dhe sakrificë, të aq shumë njerëzve, u deshën para Ditës së Pavarësisë por edhe pas saj, për t’u ndërtuar e zhvilluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Presidenti Woodrow Wilson që ndërhyri me parimin e vetëvendosjes së popujve në Konferencën e Versaille-s dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi e deri te Presidenti Bill Clinton i cili me avionët e NATO-s ndërhyri kundër Jugosllavisë së Milosheviqit dhe e shpëtoi Kosovën nga gjenocidi serb, nga Presidenti George Bush që kërcënoi Milosheviqin për Krishtlindje në 1992 e deri te djali i tij, Presidenti George W. Bush, i cili më 10 qershor 2007 në Fushë Krujë tha “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!”, përkushtimi i ShBA-së për neve e ka si shtrirjen në histori ashtu parimësinë në politikë.

Një kryevepër nuk pranon të japë qysh në leximin e parë domethënien e saj të plotë, bukurinë e saj thelbësore. Prandaj, ne duhet ta rilexojmë kryeveprën amerikane, të revolucionit e të pavarësisë. 243 vjet më vonë, universaliteti i saj tejkalon kontekstin ku lindi dhe mbetet jashtëkohor.

Toka e Ëndrrës nuk mund të mos ishte Tokë e Jetës, e Lirisë e për Lumturi. Sepse ajo bëhej e përbëhej nga Njerëzit që besonin në të drejta të patjetërsueshme dhe në barazinë me njëri-tjetrin. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Prandaj, urime 4 Korriku! Jo vetëm amerikanëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result