OBSH-ja: Numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë mund të jetë dy apo tre herë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuara, ka thënë zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Samira Asma. Sipas saj, ky numër mund te jetë diku mes 6 dhe 8 milionë të vdekur.

“Ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Unë mendoj se mund të jenë diku 6 deri në 8 milionë të vdekur”, ka thënë ajo, shkruan Reuters.

OBSH-ja thotë se deri në maj të këtij viti kanë vdekur rreth 3 milionë njerëz nga koronavirusi. India është ndër shtetet që javëve të fundit ka regjistruar rritje serioze të rasteve pozitive dhe të të vdekurve.

Ndërkohë, OBSH-ja ka njoftuar të enjten se vaksinat që aktualisht po përdoren kundër koronavirusit, janë efikase në luftimin e të gjitha varianteve të shfaqura deri më tani.

Shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka thënë se autoritetet shëndetësore duhet që megjithëkëtë të jenë vigjilente ndaj ngritjes së rasteve me variantin indian, por ka shtuar se vaksinimi dhe masat e izolimit mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së variantit indian.

Share This Article