Fatbardh Kadilli ka dorëzoi sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PD-së.
Ai tha se ndihet shumë herë më superior sesa kryetari në zyrë, sepse vihet në garë për t’i shërbyer PD dhe jo për t’u shërbyer nga Partia Demokratike.
Në një komunikim me mediet, pas dorëzimit zyrtarisht të kandidaturës për kreun e PD-së, Kadilli tha se është një moment shumë i rëndësishëm në PD, një që ka shumë ngarkesë shumë emocion të shumëfishtë, është moment kthese, ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve të kandidatëve.
“Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion të gjitha me mjetet që ishin konceptuar organizuar, strukturuar për të përballuar kundërshtarin Edi Rama. Tani do jetë përballë meje si kandidat. Por ka dhe një asimetri tjetër, që është asimetria morale, të cilën ndihem shumë herë më superior sesa kryetari në zyrë, sepse vihem në garë për t’i shërbyer PD dhe jo për t’u shërbyer nga Partia Demokratike”, tha ai.
Po ashtu, Kadilli shtoi se “vij në këtë garë për të shërbyer për PD, siç kam shërbyer për 30 vjet”.
“Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, që janë pastërtia personale dhe politike, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë besnik me institucionin e PD-së dhe çdo figurë të Partisë Demokratike dhe nuk do të tradhtoj kurrë, nuk do tradhtoj asnjë nga demokratët as në këtë proces, duke e çuar deri në fund përpjekjen për ta ringritur Partinë Demokratike, për ta bërë të hapur, të bashkuar dhe fituese”, tha Kadilli.