Josh Taylor është bërë britaniku i parë që ka unifikuar të katër titujt e mëdhenj në boksin profesionist.
Taylor të shtunën mbrëma në Nevada të SHBA-së mposhti me vendim unanim amerikanin Jose Ramirez, duke u bërë pronar i titujve WBC, WBA, IBF dhe WBO në peshën super të lehtë.
Të tre gjyqtarët e vlerësuan luftën 114:112 në favor të Taylorit. Skocezi ka shënuar fitoren e 18-të në po aq meçe, ndërsa ia ka shkaktuar Ramirezit humbjen e parë në karrierë pas 26 fitoreve rresht
Taylor e rrëzoi Ramirezin në raundin e gjashtë dhe të shtatë dhe këto dy nokdaunë edhe ia siguruan fitoren atij.
Ai është vetëm boksieri i pestë që është bërë kampion i padiskutueshëm në një kategori, që kur në boksin profesionist njihen katër tituj të mëdhenj të botës.
Oleksandr Usyk në vitin 2018 kishte të katër titujt në kategorinë kruzer, Terence Crawford në vitin 2018 ishte i padiskutueshëm në kategorinë velter, Jermain Taylor në vitin 2005 në kategorinë e mesme, ndërsa Bernard Hopkins në vitin 2004 po ashtu në kategorinë e mesme.