Chelsea është mposhtur vetëm pesë herë qëkur Thomas Tucheli e mori drejtimin e skuadrës. Chelsea tregoi fytyrë krejtësisht tjetër nën drejtimin e trajnerit gjerman.
“Blutë e Londrës” janë në vendin e 12-të, ndërsa Kupën Evropiane e fituan në vitin 2012. Sezonin e fundit humbi në fazën e 16-të skuadrave më të mira të garës nga Bayern Munichu.
Por nëse lojtarët e këtij ekipi do ta vazhdojnë formën që e patën në muajt e fundit, nuk ka asgjë dhe askush që mund ta frikësojë Chelsean.
Edhe Chelsea ishte fitues i Grupit E.
Mposhti Atletico Madridin në 1/8 e finales 3:0 me rezultat të përgjithshëm, 2:1 mposhti Porton në çerekfinale, ndërsa 13 herë kampionin e Evropës, Real Madrid, e eliminoi me rezultatin 3:1.
Chelsea pritet t’i qaset finales njësoj si në ndeshjet tjera që ka bërë nën drejtimin e trajnerit Tuchel, me mbrojtje jashtëzakonisht të fortë, duke pritur që t’i zë ekipet në kundërsulme.
City mund të jetë favorit, por Tucheli dy herë ka triumfuar në javët e fundit, në gjysmëfinale të Kupës FA dhe në Premier League.
N’Golo Kante mund të jetë 30-vjeçar, por ai ka ngritje të formës vazhdimisht. Ai fiton trofe, i mençur dhe i thjeshtë, ndërsa “motorët” e tij nuk ndalen. Mesfushori mbulon shumë pjesë të fushës, dhe i vë në presion kundërshtarët. Rasti i fundit ishte me mesfushorët e Real Madridit, Luka Modriqin dhe Toni Kroosin.
Tuchel është i vetmi trajner që i udhëheq dy klube të ndryshme drejt finales së Ligës së Kampionëve.
Ai u bë trajner i Chelseat në muajin janar. Fitoi dy tituj rresht në Francë me Parisin dhe arriti në finale vitin e kaluar. Me Borussia Dortmundin e ka të fituar Kupën e Gjermanisë në edicionin 2016/17.
Chelsea mund të paraqitet me Mendyn në portë, Christensenin, Thiago Silvan, Rudigerin, Azpilicuetan, Jorginhon, Kanten, Chilwellin, Pulishiqin, Wernerin dhe Mountin.