Suedia e Kosovare Asllanit e treta në botë

albnews
By
1 Min Read

Anglia është mposhtur nga Suedia në ndeshjen e zhvilluar sot për vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Futbollit për Femra.

Suedia fitoi me rezultat 2-1 dhe golin e parë për Suedinë e ka shënuar vajza me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, transmeton KosovaPress.

Njëra nga vajzat kryesore që ka mundësuar arritjen e Suedisë deri në këtë pozitë, është Kosovarja, e cila është shpallur disa herë lojtarja e ndeshjes në Kampionat.

Ndeshja po zhvillohet Nicë të Francës dhe është e vlefshme për medaljen e bronztë./KosovaPress/

Share This Article