Dëbimi i palestinezëve mund të nxisë luftë në Izrael

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit ua ka tërhequr vërejtjen liderëve të Izraelit se dëbimi i palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor mund të nxisë konflikt dhe luftë. Antony Blinken që vizitoi Jerusalemin në fillim të javës, ka thënë se aksionet ushtarake që mund të nxisin serinë e konfliktit, duhet të shmangen.

Ani pse procesi i shpronësimit është ndalur përkohësisht, shkaku i armëpushimit të arritur pas 11 ditësh luftimesh, Izraeli pritet që në javët e ardhshme të nisë dëbimin e familjeve palestineze nga shtëpitë në Jerusalemin Lindor. Në konfliktin e fundit, u vranë 250 persona. Në mesin e viktimave në Gaza ishin 66 fëmijë.

Izraeli pushtoi Jerusalemin në luftën e vitit 1967. Krejt Jerusalemin e sheh si kryeqytet të vetin. Në tetorin e vitit të kaluar, gjykata izraelite erdhi në përfundim se familjet palestineze në Jerusalemin Lindor jetojnë në tokat që dikur u përkisnin hebrenjve.

Share This Article