Kai Havertz ka vendosur finalen e Championsit, duke shënuar golin e vetëm për Chelsean në fund të pjesës së parë.
Chelsea ka fituar titullin e dytë të Evropës.
“Nuk e di çka të them. Vërtetë nuk e di çka të them. Kam pritur kohë të gjatë. Tani dua të falënderoj familjen, prindërit, gjyshen dhe të dashurën time. Nuk e di çka të them. Kam pritur 15 vjet për këtë moment dhe tani është këtu”, ka thënë Havertz për BT Sport me të përfunduar finalja.