Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vlerësuar se Kosovës si kurrë më parë i nevojitet qeveri e formuar nga partitë e tanishme të opozitës, e drejtuar nga LDK si parti më e madhe në vend.
Postimi i Mustafës në Facebook:
Kosovës,
si kurrë më parë, i nevojitet qeveri e formuar nga partitë e tanishme të
opozitës, e drejtuar nga LDK si parti më e madhe në vend. Rrëzimi sa më i
shpejtë i koalicionit PAN e ka kuptimin e vet, në qoftë se pas kësaj ndodhin
ndryshime përmbajtësore në strukturën dhe përmbajtjen e qeverisjes së vendit.
Na duhet një qeveri që do ta drejtojë vendin më shumë se një mandat, me
partnerë që i qendrojnë besnik marrëveshjes.
Ka arsye të mëdha për Kosovën që atë ta qeverisë LDK-ja. Në
më pak se tre vjet të qeverisjes për herë të parë pas luftës, ia dham drejtimin
zhvillimit ekonomik të vendit, luftuam krimin dhe korrupsionin, stabilizuam
buxhetin, avansuam marrëdhëniet me BE-në dhe me SHBA-të, filluam çkapjen e
doganave, administratës tatimore dhe organeve tjera vitale për vendin,
plotësuam 94 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave. Koalicioni që erdhi pas
nesh, e gjeti shtetin mjaftë të konsoliduar por rrënoi çdo gjë. Prandaj duhet
të punojmë dhe të organizohemi që në të ardhmen të mos na rrënojnë rrënuesit.
Qeverinë të bëhet, para së gjithash mbi bazën e vlerësimeve
dhe gjykimeve të thella, me njerëz që kryejnë punë për Kosovën, që e ruajnë
shtetin e Kosovës dhe territorin e saj, që nuk janë të shantazhuar dhe të korruptuar.
Na nevojitet thellim i partneritetit me ndërkombëtarët, mbi baza të vlerave që
vlejnë për ata dhe për ne, dhe jo vetëm për ne, siç po ndodhë jo rrallë. IM