Atletja nga Maqedonia e Veriut, shqiptarja Drita Islami në kampionatin nacional që u zhvillua në stadiumin e Shkupit “Todor Proeski” arriti të regjistrojë rekord të ri në disiplinën vrapim 400 metra me pengesa.
Ajo përfundoi garën me kohë prej 58.66 që njëkohësisht është rezultati i tretë me e mirë sivjet në garat e organizuara nga federata ndërkombëtar e atletikës.
Në kampionatit shtetëror të Maqedonisë së Veriut që u zhvillua ditën e shtunë morën pjesë mbi 150 atletë.