Britania e Madhe nuk ka regjistruar asnjë rast me fatalitet nga COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, raporton BBC.
Ndërkohë janë regjistruar 3165 raste të reja pozitive me koronavirus, krahasuar me 3383 sa ishin regjistruar të hënën dhe 2493 sa ishin regjistruar javën e kaluar.
Në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve me koronavirus në Britani si pasojë e variantit të ri që së pari është zbuluar në Indi.