Ndërpriten linjat ajrore midis Gjermanisë dhe Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Berlini thotë se nuk do të lejojë avionët rusë të fluturojnë në Gjermani derisa Rusia të lejojë fluturimet e avionëve të kompanisë Lufthansa

Autoritetet gjermane nuk do të lejojnë që aeroplanët e kompanive ruse të fluturojnë në Gjermani deri në një njoftim tjetër.

Ministria gjermane e Transportit njoftoi se autoritetet kompetente të Rusisë nuk dhanë leje për fluturimet e kompanisë Lufthansa në Rusi në kohën e duhur.

Deklarata thekson më tej se avionët e kompanive ruse nuk do të lejohen të fluturojnë në Gjermani për sa kohë që fluturimet e Lufthansa-s për në Rusi janë gjithashtu në pritje.

Ministria gjermane dhe ambasada në Moskë janë në kontakt me autoritetet ruse.

Mediat gjermane raportojnë se kompanitë ruse Aeroflot dhe S7 anuluan fluturimet drejt Gjermanisë sot.

Share This Article