Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se që në muajt e parë të punës së administratës së tij, në SHBA, janë krijuar më shumë se dy milionë vende të reja pune.
Bideni, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka deklaruar se kjo nënkupton që ai ka arritur më shumë se dyfishin e vendeve të punës të krijuara nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe tetë herë më shumë se ish-presidenti, Ronald Reagan.
Sipas një grafikoni që Bideni ka publikuar, gjatë afro pesë muajve nën udhëheqjen e tij, në SHBA janë krijuar 2,158,000 vende pune, gjatë mandatit të Trumpit janë krijuar 683,000 ndërkaq gjatë mandatit të Reaganit janë krijuar 263,000 vende pune.