Vriten dy gazetarë nga shpërthimi i një mine në Azerbajxhan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ë paktën tre azerbajxhanas, përfshirë dy gazetarë, kanë vdekur, si dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga forcat e Armenisë gjatë periudhës së pushtimit.

Shpërthimi përfshiu një autobus që mbante gazetarë, i cili kaloi mbi minë në rajonin Kalbajar të çliruar së fundmi.

Në shpërthim vdiq gazetari i agjencisë shtetërore të lajmeve “Azertac”, Meherrem Ibrahimov, si dhe kameramani i televizionit shtetëror azerbajxhanas “AZTV”.

Rajoni Kalbajar u çlirua së fundmi pas një pushtimi gati tre-dekadash nga forcat armene.

Gjatë konfliktit 44-ditor të vitit të kaluar, i cili përfundoi më 10 nëntor të vitit 2020 me një armëpushim, Azerbajxhani nga pushtimi i Armenisë çliroi disa qytete dhe pothuajse 300 vendbanime dhe fshatra në Malësinë e Karabakut.

Armëpushimi konsiderohet si një fitore për Azerbajxhanin dhe humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës u tërhoqën në përputhje me marrëveshjen.

Share This Article