Vdes i mbijetuari i fundit i Aushvicit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, ka vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Ai ka qenë 98 vjeç. Me tanken e tij, Dushman ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, teksa forcat sovjetike janë nisur drejt Berlinit.

Nazistët kanë dëbuar rreth 1.3 milion persona në kompleksin në Aushvic në periudhën 1940-1945, sipas Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 1.1 milion prej tyre janë varë nga autoritetet e kampit.

Ndërkohë që forcat sovjetike i janë afruar Aushvicit, në janar të vitit 1945, nazistët kanë nisur të evakuojnë personat në kamp, duke shtyrë 60,000 të burgosur që të ikin.

Kur kanë arritur forcat sovjetike në kamp, aty kanë qenë rreth 7,000 të burgosur të sëmurë dhe gati duke vdekur.

Komuniteti i Hebrenjve në Mynih dhe Bavari, ka thënë të dielën se Dushman ka vdekur në një spital në Mynih të shtunën.

“Secili dëshmitar i historisë që vdes, është humbje, mirëpo t’i themi lamtumirë David Dushmanit është dhimbje e veçantë”, ka thënë Charlotte Knobloch, ish-udhëheqëse e Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani.

Share This Article