Skuadra e Lazios është duke u interesuar për tre futbollistët shqiptarë, Milot Rashicën, Xherdan Shaqirin dhe Elseid Hysajn, kanë raportuar mediume të ndryshme italiane të hënën.
Për të tre futbollistët thuhet se Lazio do të mundohet t’i transferoj gjatë kësaj vere. Rashica është futbollist i Werder Bremenit, Shaqiri i Liverpoolit, ndërsa Hysaj i Napolit. Tre futbollistët shqiptarë kanë shprehur interesimin për t’u larguar nga klubet e tyre për të vazhduar karrierën te ndonjë skuadër tjetër. Lazio, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare mund t’i bashkoj të tre lojtarët. Pjesë e Lazios është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.