Gjatë muajit të fundit, në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.
Mjeku Tritan Kalo thotë se politizimi i pandemisë nuk ndihmon në luftën kundër pandemisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kalo thotë se politizimi ishte një pengesë për punën dhe përpjekjen e mjekëve.
“Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor”, shkruan Kalo.
Kujtojmë se pandemia COVID-19 është bërë shpesh ‘arenë’ akuzash dhe kundër akuzash mes politikës për manipulime shifrash apo dhe mungesë të shërbimeve mjekësore në spitale.
Edhe me ardhjen e vaksinës ka pasur plotë kritika për shpërndarjen e tyre tek qytetarët
Postimi i plotë i Tritan Kalos:
Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona….Together forever!!!