Rusia është duke ndërtuar luftanijen e parë të pajisur plotësisht me teknologji të aftësive luftarake, që e bën vështirë të zbulueshme.
Skeleti i anijes Mercury, e njohur edhe si “Projekti 20386”, tashmë është ndërtuar dhe anijet e para pritet t’u dërgohen forcave detare vitin e ardhshëm, raportoi agjencia RIA, duke cituar dy burime të paidentifikuara në industrinë e prodhimit të anijeve.
Sipas kësaj agjencia, luftanija e re do të jetë e armatosur me raketa të dirixhuara, raketa dhe armatim kundërajror si dhe do të ketë aftësi që të kërkojë dhe të shkatërrojë nëndetëse, shkruan Reuters.
Rusia ka investuar shumë në forcat detare viteve të fundit si pjesë e përpjekjeve të presidentit Vladimir Putin për ta modernizuar ushtrinë. Sidoqoftë, kjo nismë është ndërlikuar nga sanksionet e Perëndimit.
Luftanija “Mercuri” do të ketë një shtresë të veçantë që i neutralizon rrezet e radarëve dhe do të ketë formë që e minimizon rrezikun nga dëmtimet. Pritet që luftanija të ketë edhe përbërje të veçantë të materialeve dhe ngjyrë speciale.