Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që t’i ndalin dezinformatat.
“Dezinformata nuk ështa taktikë e regjimeve autoritare, ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Në Amerikë kemi parë se shfrytëzimi i gënjeshtrës ka çuar në sulm dhe në Kosovë dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet subjekteve politike”, ka thënë Kosnett. “Të gjithë të bëjnë përpjekje të frenonojnë dezinformatën që po e dëmton demokracinë në Kosovë”.
Drejtoresha e NDI-së, Nancy Soderberg, në hapjen e konferencës ka thënë se synimi është të krijohet mbrojtje për shoqërinë dhe mediat kosovare.
“Qëllimi ynë është që të ngrihet vetëdijesimi në lidhje me demokracinë dhe të krijojmë një mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare. Kufizimet pandemike kanë bërë që të kemi më pak persona dhe sot jemi të bashkangjitur me komunitetin e gazetarëve, OJQ-të”, tha ajo.
Derek Mitchell, president i Institutit Kombëtar Demokratik, ka treguar se sipas dëshmive vendore e ndërkombëtare dezinformata shfrytëzohet për të lëkundur rezultatet e votimit.
“Ne e përdorim termin dezinformim, por ajo është një shkurtesë për problemin më të madh të dezinformimit, ndërsa keqinformimi është paqëllim të keq. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kërcënim dhe të zhvillojmë mënyra për t’i mbajtur qytetarët dhe pa informata nuk mund të ushtrojnë të drejtën demokratike. Kemi gjetur dëshmi të forta vendore e ndërkombëtarë që e shfrytëzojnë dezinformimin për të lëkundur rezultatet e votimit dhe ka pasur kohëve të fundit që e kanë fuqizuar këtë zgjedhjet e fundit, marrëdhëniet me Serbinë”.
Glenn Kessler kryeredaktor dhe autori kryesor i “The Fact Checker” ka pasur këshilla për gazetarët, raporton EO.
“Çështja kryesore është që ta bëni punën tuaj mos besoni çdo gjë nëse dikush thotë diçka, gazetarët në Amerikë thonë nëse nëna të thotë të dua atëherë duhet ta verifikoni sepse më shumë do të keni besim”.