Macron: Laboratorët të japin 10% të vaksinave për vendet e varfra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin vendeve të varfra 10% të dozave të vaksinave antiCOVID-19 për shitura.

“Dhurimet e dozave nga Shtetet duhet të plotësohen nga një dhurim i dozave nga laboratorët farmaceutikë, siç ishte zotimi prej 10% i donacioneve nga sektori privat i bërë gjatë epidemisë së H1N1”, kujtoi Macron përpara shtypit.

Ai shtoi se shtetet kanë financuar masivisht kërkime dhe blerje të dozave të vaksinave dhe është e ligjshme që industria farmaceutike “të kontribuojë proporcionalisht” në këtë solidaritet.

Share This Article