ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri 4 hours ago
Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar? 5 hours ago
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag 6 hours ago
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë 6 hours ago
Kosovë/ Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë në 11 vjet

albnews by albnews
11 June, 2021
in Albania, Technologji
0
299 mijë USD për reklama! Sa shpenzuan partitë politike gjatë fushatës, kush ishte më ‘dorëlëshuari’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri (remitancat) arritën në 169 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2010, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sapo kishin filluar të ndiheshin pasojat e krizës pandemike, remitancat u rritën me 11.2%. edhe në raport me janar-mars 2019, zgjerimi është pothuajse në të njëjtat nivele (+12.5%).

RelatedPosts

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj dhe bluza, dyshoheshin të përdoreshin në Leskovc për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë

Aktorët e tregut pohojnë se një faktor që ka ndikuar lidhet me faktin që si rrjedhojë e shpenzimeve të rritura të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19, fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht.

Një tjetër dukuri e konstatuar pas pandemisë është rritja e kanaleve informale, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar në orientimin drejt operatorëve zyrtarë.

Që prej vitit 2014, remitancat kishin nisur sërish trendin rritës, duke reflektuar valën e re të emigracionit. Ato u prekën lehtë në 2020-n nga kriza e shkaktuar nga pandemia, sidomos në tremujorin e dytë kur Europa hyri në karantinë, por arritën të rimëkëmben shpejt, me hapjen graduale të ekonomive.

Në vitin pandemik 2020, të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore). Por në periudhën në vijim, rritja ka qenë e fortë, përkatësisht 6.5% në të tretin dhe 11.5% në të katërtin, duke kompensuar pothuajse tërësisht rënien në periudhën e bllokimit.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para.

Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

9 October, 2025
Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar?

Një krizë e re në sfond: Pse të gjithë po blejnë ar?

9 October, 2025
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha akuza Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag

9 October, 2025
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Jozefina Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

9 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result