Maqedonia e Veriut sot hap ambasadën në Sllovaki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Sllovaki me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin Bratisllava, me çka do të zyrtarizohet përfaqësia diplomatike e RMV-së në këtë shtet.

Nga MPJ thonë se ambasada zyrtarisht do të hapet në ora 14:00, në prezencë të ministrit Bujar Osmani dhe homologut të tij sllovak, ministrit të Puëve të Jashtme dhe Evropiane, Ivan Korçok.

“Gjatë kësaj ngjarje solemne të dy ministrat do të kenë mundësi, krahas raporteve bilaterale të shkëmbejnë mendime edhe për dosjen evropiane të vendit, me fokus drejt mundësive dhe mbështetjes për realizimin e vendimit të Këshillit të BE-së për nisjen e negociatave, me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, thonë nga MPJ.

Share This Article