Ka përfunduar ndeshja e parë kualifikuese e raundit të parë në mes të TNS dhe Feronikeli.
Nikli ishte në disavantazh prej 2 golave deri në 5 minutat e fundit të ndeshjes, por kampioni i Kosovës tregoi edhe njëherë që është skuadër e madhe, duke shënuar 2 gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Golat për vendasit i shënuan Drapher dhe Edwards. Ndërsa çmendurinë për Nilklin e bënë Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu, që shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes nga pika e bardhë. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet pas një jave më stadiumin “Fadil Vokrri” në Prisht.