Arnautoviq dënohet me një ndeshje moslojë për fyerjen ndaj Alioskit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti i Austrisë, Marko Arnautoviq, është dënuar me një ndeshje moslojë nga UEFA për fyerjen që ia kishte bërë futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskit.

Pas golit të tij ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, Arnautoviq fyeu në baza racore Alioskin. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi falje në rrjete sociale, ndërsa të martën, UEFA njoftoi se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Arnautoviqit.

Me suspendimin për një lojë, Arnautoviq do të mungojë në ndeshjen e së enjtes ndaj Holandës.

Në dënimin që i ka shqiptuar UEFA, megjithatë nuk përmendet asnjë referencë për racizëm.

Arnautoviqi realizoi golin e tretë në fitoren 3:1.

Share This Article