60 policë gjermanë janë lënduar në trazirat në Berlin për një ndërtesë të okupuar nga persona të cilët paligjshëm kishin zënë atë.
Një gjykatë u ka dhënë zyrtarëve leje për të kryer një inspektim zjarri, por kur policia u përpoq të siguronte zonën të mërkurën në mëngjes, ata u goditën me gurë.
Okupatorët janë frikësuar se lëvizja mund të çojë në dëbimin e tyre nga një prej ndërtesave të pabanuara të fundit në qytet.
Tentime në te kaluarën për të pastruar ndërtesën kishin dështuar për shkak të protestave të dhunshme, raporton BBC.
Më 2016, 123 zyrtarë policorë u lënduan në trazira në këtë zonë.
Policia ka thënë se zyrtarët që arritën për inspektim aty “u sulmuan me gurë nga rrugët dhe kulmi nga rreth 300 njerëz”.
Material u soll në rrugë dhe iu vu zjarri. Policia arriti më vonë të ngjitej në kulm dhe të largonte gurët e vendosur aty.