Ish-kandidatja për kreun e PD, Edit Harxhi, është shprehur se në zgjedhjet që u zhvilluan më 13 qershor u është mohuar e drejta e listave.
E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, Harxhi ka deklaruar se nga listat janë përjashtuar rreth 25 mijë demokratë, të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar në zgjedhje.
Edit Harxhi: Na është shkelur e drejta për të zgjedhur për t’u zgjedhur. Janë përjashtuar nga listat 25 mijë anëtarë. Tre javë para zgjedhjeve Basha deklaroi se PD ka një anëtari prej 106 mijë anëtarësh, ndërkohë komisioni e nxori se janë 75 mijë anëtarë. Njerëzit kanë votuar me kontrabiletë për arsye se nuk kanë pasur kartë anëtarësie. Ka qindra e mijëra demokratë që edhe pse nuk kanë pasur kartë anëtarësie nuk kanë mundur të votojnë. Ne na është mohuar e drejta e listave. Unë I kam kërkuar Komisionit zgjedhor, por atakanë kthyer një përgjigje zyrtare që listat nuk mund të bëhen publike për shkak të dhënat konfidenciale.
Më tej ajo shton se nëse do ndodhte e njëjta gjë me PS në zgjedhjet e 25 prillit, PD nuk do ishte futur në zgjedhje.
Edit Harxhi: Nëse jo do të kishte ndodhur nga Edi Rama përpara zgjedhjeve të 25 prillit, jam e sigurt që PD nuk do kishte hyrë në zgjedhje. Mua nuk më intereson se çfarë ndodh me PS, të paktën të shpëtojmë PD. Statuti I PD për herë të fundit është regjistruar në Gjykatë në vitin 2005. Këto zgjedhje janë pa kod zgjedhor. Votimi një anëtar një votë është i paregjistruar në Gjykatë. Shkeljet e ligjit janë trashanike.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.