Kapiteni i Anglisë, Harry Kane nuk ia ka dalë të shënojë gol në ndeshjen ndaj Skocisë. Anglia e Skocia luajtën pa gola, të premten mbrëma.
“Rezultat i drejtë, Skocia është mbrojtur mirë. Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por jemi një pikë më afër kualifikimit dhe ky është synimi i madh. Ne duhet të rikuperohemi dhe të shikojmë para drejt ndeshjes së ardhshme që e kemi pas disa ditësh”, ka thënë Kane.
Ai është zëvendësuar në pjesën e dytë.
“Është pjesë e lojës, trajneri ka ndier se është vendimi i duhur dhe ne duhet thjeshtë ta pranojmë atë. Është ashtu si është. Ishte ndeshje e vështirë. Skocia është mbrojtur shumë mirë, ka bërë blloqe të mira në kohën e duhur. E dimë se asnjë ndeshje në Evropian nuk është e lehtë dhe Skocia po luan për kualifikim. Na pret një tjetër ndeshje e madhe ndaj çekëve dhe duam ta mbyllim grupin me fitore. Është një pikë, jo ajo që kemi dashur, por jemi një hap më afër kualifikimit”, ka theksuar Harry Kane.