Për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, 200 tempuj fetarë janë mbyllur plotësisht në Indi. Vala e dytë shkatërruese e COVID-19 që kaploi këtë shtet, nuk la të paprekura edhe tempujt ku klerikë fetarë kryejnë ritualet e tyre. Këta të fundit, në një tempull, nga 80 sa janë, 64 rezultuan pozitivë me koronavirus.
Autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se shkak i përhapjes së koronavirusit në tempujt është se klerikët qëndrojnë së bashku në çdo rast, duke studiuar e ushqyer në një ambient.
India ka regjistruar mbi 30 milionë raste pozitive me koronavirus, derisa mbi 380 mijë kanë vdekur deri më tani. Është ndër shtetet më të prekura në botë si pasojë e koronavirusit.