• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Turqi, ndotja dhe rritja e temperaturave shton nivelin e mukozës detare

Turqi, ndotja dhe rritja e temperaturave shton nivelin e mukozës detare

by albnews
22 June, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Një shtresë masive e mukozës detare që ka mbuluar një pjesë të Detit të Marmarasë në Turqi është quajtur nga ekspertët një “katastrofë mjedisore”.

Përhapja e kësaj substance të trashë, të lëshuar nga organizmat detarë, ka alarmuar biologët detarë dhe ambientalistët. Puna për heqjen e saj nga ujërat përreth vijës bregdetare është duke vazhduar.

Ekspertët thonë se rritja e temperaturës së ujit nga ndryshimi i klimës po kontribuon në përkeqësimin e problemit të mukozës detare.

Dr. Berat Haznedaroglu nga Instituti i Shkencave të Mjedisit në Universitetin Bogazici thotë se kjo është një dukuri e natyrshme por ndryshimi i klimës, duke përfshirë rritjen e temperaturës së ujit dhe rënien e erërave, ka kontribuar në përhapjen madhe të kësaj substance.

“Ky është një material organik, një përzierje e lipideve, proteinave dhe karbohidrateve”, shpjegon ai.

“Ajo që po ndodh tani është se algat që sintetizojnë këtë mukozë detare, janë rritur shumë. Dhe disa ngjarje për të ardhur keq, si rritjet e fundit të temperaturave, veçanërisht në nivelin e sipërfaqes së detit, kanë pakësuar erërat.”

Përhapja e këtij viti ka qenë e jashtëzakonshme.

“Përhapja këtë vit arrin nivelin e një katastrofe mjedisore. Ato kanë nevojë për lëndë ushqyese të caktuara, ashtu si ne. Ushqimi i tyre është në thelb përbërje organike, plehra artificialë, azot, fosfor. Dhe për fat të keq, ne po hedhim shumë nga këta ndotës organikë në detet tona dhe sistemet oqeanike. Pra, ky është një nga problemet”, thotë Dr. Berat Haznedaroglu.

Shtresa e mukozës detare mund të shihet mbi ujë përgjatë brigjeve të Stambollit dhe provincave fqinje. Ajo është përhapur edhe në Detin e Zi dhe në Egje.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë me rreth 16 milionë banorë dhe pesë provinca të tjera, fabrika të shumta dhe qendra industriale, kufizohet me këtë pjesë të detit. Banorët e Stambollit janë të alarmuar nga katastrofa biologjike pranë qytetit të tyre.

“Ndërsa makthit të koronavirusit po i vjen fundi, tani ka arritur një makth i ri, ai i mukozës detare. Ne jemi shumë të mërzitur. Kjo është shumë e dëmshme për mjedisin. Ne nuk duam kurrë që Deti i Marmarasë të vdesë”, thotë Ozlem Akdeniz.

“Peshkatarët nuk mund të shesin më peshkun. Njerëzit nuk po blejnë peshkun e kapur në Detin e Marmarasë”, shton Hayrettin Cakir, banor i Stambollit.

Serdar Gulay thotë se nuk do të lahet në det.

“Kjo është hera e parë që kam parë diçka të tillë. Vitin e kaluar hyra në ujë, por këtë vit nuk do të guxoj as t’i afrohem. Duket vërtetë e tmerrshme. Është e dëmshme për natyrën dhe për njerëzit”, thotë ai.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se ai ka udhëzuar Ministrinë e Mjedisit dhe Urbanizimit që të koordinojë me institucionet përkatëse, bashkitë dhe universitetet për trajtimin e këtij problemi.

Në fillim të kësaj jave, ekipet e pastrimit hoqën një sasi të mukozës nga sipërfaqja e detit. Kjo është një përpjekje e mirë, thotë Dr. Berat Haznedaroglu, por mukoza që tashmë ka rënë në fund të detit do të marrë një kohë shumë më të gjatë për t’u pastruar natyrshëm. Nën ujë, koralet e mbuluara me mukozën detare po mbyten.

Previous Post

Vazhdon dhuna nga Karteli i Sinaloas në Meksikë

Next Post

Tre emrat që pritet të kandidojnë për kryetar të PDK-së

albnews

albnews

Related Posts

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”
Bota

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”

19 May, 2025
BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit
Bota

BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit

19 May, 2025
Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë
Bota

Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

19 May, 2025
Next Post
Tre emrat që pritet të kandidojnë për kryetar të PDK-së

Tre emrat që pritet të kandidojnë për kryetar të PDK-së

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM