Zelanda e Re pezulloi për tre ditë “korridorin ajror” që mundësonte fluturime pa karantinë me Australinë, pas shfaqjes së disa vatrave të koronavirusit në këtë vend.
Ministri i Zelandës së Re, i ngarkuar me luftën kundër COVID-19, Chris Hipkins, deklaroi se ky pezullim i “korridorit ajror” do t’u jepte kohë zyrtarëve të parashikonin masat për të bërë më të sigurta fluturimet, si teste para nisjes për çdo fluturim mes dy vendeve.
“Duke pasur parasysh nivelin e lartë të transmetueshmërisë të atij që mendohet të jetë varianti Delta, dhe faktin se tani ka grupe të shumta në Australi), kjo është gjëja e duhur për të bërë në mënyrë që të mbahet Covid-19 larg nga Zelanda e Re”, theksoi ai.
Hipkins tha se ai e kuptonte shqetësimin e shkaktuar nga lëvizja dhe shtoi se Zelanda e Re mbetet e përkushtuar për udhëtime jo me karantine me Australinë.
Njoftimi vjen ndërsa një bllokim dy javor fillon në Sidnei për të përmbajtur përhapjen e variantit shumë ngjitës Delta të Covid-19 në qytetin më të madh të Australisë.