ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 54 seconds ago
Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar 3 minutes ago
Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor 5 minutes ago
Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike 9 minutes ago
Hëna e rrallë e Korrjes së Tetorit që lind të martën shënon superhënën e parë të vitit 2025 11 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

PD: 55 mijë m2 në bregdet iu dha miqve të Ramës me çmim të ulët

albnews by albnews
28 June, 2021
in Albania
0
PD: 55 mijë m2 në bregdet iu dha miqve të Ramës me çmim të ulët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të hetojë privatizimin e 55 mijë metër katrorë tokë në Hamallaj.

Përmes një deklarate për mediat, Ina Zhupa, shprehet se çmimi i shitjes së kësaj sipërfaqeje në breg të detit është 1.100 lekë dhe shumë më e ulët nga tregu.

RelatedPosts

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

Sipas saj, gjithçka është bërë pa garë dhe në mungesë të transparencës.

Deklarata e Ina Zhupës:

Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe vodhi zgjedhjet e 25 Prillit, që të masakrojë dhe vjedh pasuritë publike të shqiptarëve, që të vazhdojë të shtojë pasurinë e tij dhe të bizneseve pranë tij, që të vazhdojë të detyrojë të rinjtë e papunë të largohen të pashpresë nga vendi.

Më datë 19 Maj 2021, njëlloj siç ka bërë gjatë keqqeverisjes së tij, Edi Rama ka vendosur të trajtojë si plaçkë personale një tjetër pasuri publike të shqiptarëve. Plot 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt, pa garë dhe pa asnjë transparencë, ka vendosur t’ia jap dy miqve të tij në një biznes korruptiv, shoqërisë ‘Sviluppo Mare 1’ sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe ‘S&D Invest’ sh.a., me pronar Gentjan Sulën.

Çmimi i vendosur për shitje është disa herë më i ulët se çmimi i tregut në atë zonë bregdetare, rreth 1,100 lekë për metër katror. Siç provon ky dokument shtetërore, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 19.5.2021, 55 mijë metra tokë shtetërore në bregdet i është dhënë dy oligarkëve të Edi Ramës, Redi Peza dhe Gentjan Sula, për 59,565,000 lekë.

E ndërsa Edi Rama dhe miqtë e tij ndajnë si plaçkë pasuritë publike, shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe të pashpresë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë që Edi Rama ka përqëndruar të gjithë ekonominë e vendit tek 5 biznese korruptive pranë tij, mijëra biznese në Shqipëri kanë falimentuar apo janë në prag falimenti, nga taksat e rritura dhe nga rënia e konsumit.

Po ky nuk është prioritet i Edi Ramës. Ai nuk i vodhi zgjedhjet që ti shërbejë Shipërisë apo shqiptarëve. Prioritet i vetëm Edi Ramës është pasurimi i miqve të tij.

Kjo është arsyeja, pse shqiptarët janë të zhytur në varfëri, ndërkohë që Edi Rama dhe oligarkët e tij janë zhytur në luks. Kjo është arsyeja pse Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në botë dhe ka 8 vjet që ka ngecur në vendnumëro.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë menjëherë këtë aferë të rëndë korruptive dhe të vendos përpara përgjegjësisë plaçkitësit e pasurisë publike. Shqipëria dhe pasuritë e saj, duhet t’i shërbejnë shqiptarëve dhe rritjes së mirëqenies së tyre. Pronat shtetërore duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund sa më parë procesit të kompensimit të pronarëve të ligjshëm.

Prona shtetërore duhet t’i shërbejë vetëm interesit publik dhe interesit të qytetarëve shqiptarë. Ndaj ne do luftojmë kundër kësaj pakice plaçkitësish që pengoi përkohësisht ndryshimin, derisa t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.​

SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
SPAK të hetojë shitjen në Hamallaj, PD: 55 mijë m2 në
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

7 October, 2025
Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

7 October, 2025
Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor

Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor

7 October, 2025
Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result