Sllovenia merr presidencën e BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri slloven, Janez Jansa merr të enjten presidencën e radhës të Bashkimit Europian nga ana e Sllovenisë, por mosmarrëveshjet e saj me Brukselin mbi shtetin e së drejtës, bashkëpunimin me zyrën e prokurorit publik europian dhe lirinë e shtypit ngrenë shqetësime.

Kjo është hera e dytë që shteti alpin prej dy milionë banorësh mban këtë pozicion, por atmosfera është krejt tjetër sot.

Në 2008, Sllovenia bën figurën e “studentit model” të Europës dhe presidenca u njoh si një moment historik në rrugën e pavarësisë për këtë vend të ish-Jugosllavisë.

Drejtuesi konservator, Jansa është tashmë në krye.

Që prej asaj kohe ai është distancuar nga vlerat liberale dhe kundërshtarët e tij e akuzojnë atë për kopjimin e stilit autoritar të aleatit të tij sovranist, Viktor Orban.

Mes prioriteteve të shfaqura për gjashtë muajt e ardhshëm, Sllovenia do të mbajë një samit mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në vjeshtë.

Ajo gjithashtu shpreson të forcojë rezistencën e BE-së ndaj pandemisë COVID-19, kur vendet po përgatiten të marrin 750 miliardë euro të planifikuara nga Brukseli për të rimëkëmbur ekonomitë.

Sllovenia premton të forcojë shtetin e së drejtës dhe vlerat europiane, një temë që ndan 27 shtetet e BE-së.

Share This Article