Në Shqipëri në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast pozitiv me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Rasti pozitiv ka rezultuar nga testimi i 3348 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë, ndërsa janë 56 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.514 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2456 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 130.002, ndërsa janë 56 raste aktive.