Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Nishicë me rastin e 75-vjetorit të betejës historike të “Tendës së Qypit”.
Gjatë fjalës së tij Meta vuri në dukje veprën heroike dhe gjithashtu sakrificat sublime të dëshmorëve të atdheut. Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar u takua me autoritetet vendore, dhjetra banorë e veteranë.
“Nder i veçantë të isha sot në Nishicë të Skraparit, për përkujtimin e një prej ngjarjeve më të lavdishme dhe heroike të LANÇ, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve. Lavdi përjetë 17 dëshmorëve partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja.
Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca. Ndaj sakrifica sublime dhe vepra e ndritur e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim nga të gjithë ne, pasi shkëlqen edhe sot duke na ndriçuar rrugën për të ardhmen europiane”, ta presidenti Meta.