ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 16 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 18 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 18 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 18 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta dekoron arkeologët Hasan Ceka dhe Leon Rey

albnews by albnews
30 June, 2021
in Albania
0
Meta dekoron arkeologët Hasan Ceka dhe Leon Rey
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Iir Meta çmoi sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” themeluesin e arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka (pas vdekjes) si dhe arkeologun e shquar francez, Leon Rey.

Gjithashtu Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Jean Gabriel Rey. “Me mirënjohje për ruajtjen e trashëgimisë së patjetërsueshme shkencore të arkivit të pasur të gërmimeve dhe zbulimeve të rralla arkeologjike të Leon Reyt në Apoloni, si dhe me vlerësim për pasurimin dhe thellimin e mëtejshëm të miqësisë francezo-shqiptare. Në vlerësim të meritave si autor i librit ‘Perënditë kishin të drejtë’ dhe si bashkautor i filmit me të njëjtin titull, që përbëjnë dokumente të çmuara të përkushtimit të Leon Reyt ndaj Apolonisë dhe qytetërimit antik të vendit tonë”, thuhet në motivacionin që shoqëron këtë titull.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

“Të tre këto personalitete i lidh ngushtësisht një qendër e famshme arkeologjike si Apolonia, po aq sa i lidh edhe dashuria e përbashkët për arkeologjinë dhe për Shqipërinë, në këtë vend ku u zhvilluan aspiratat, por edhe talentet e tyre. Leon Rey dhe Hasan Ceka janë dy emra që përbëjnë një unitet, po aq sa edhe një vazhdimësi. Leon Rey, si nismëtari i gërmimeve arkeologjike në Apoloni dhe zbuluesi i monumenteve kryesore, që përbëjnë sot qendrën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë”, tha Meta.

Ai vlerësoi se si rrjedhim i punës 15-vjeçare të Leon Reyt, ne trashëgojmë sot, qendrën monumentale të Apollonisë, qindra objekte arkeologjike të zbuluara prej tij, pesë vëllimet e botuara në vitet 1925-1935, librin ‘Guide d’Albanie’, si i pari libër i këtij lloji për Shqipërinë, botuar më 1930 dhe dhjetra artikuj në revistat e kohës, që synonin të promovonin një imazh të ri kulturor të Shqipërisë.

“Edhe ndërtesa historike e Qeverisë së Vlorës, e kthyer prej tij në Muzeun e parë arkeologjik të Shqipërisë dhe e arritur në ditët tona si Muzeu i Pavarësisë, i detyrohet kujdesit dhe largpamësisë së Leon Reyt. Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Reyt, mbajti të gjallë përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shqipërisë të babait dhe të veprave të tij, duke vlerësuar thellësisht mirënjohjen shqiptare. Tregues i këtij vlerësimi ishte sjellja dhe dhurimi nga ana e Jean Gabrielit të arkivit apolonian të Leon Reyt për Arkivin e Shtetit në Tiranë”, tha Meta, ndërsa vlerësoi angazhimin gjysmëshekullor të Jean Gabriel Reyt në ruajtjen e miqësisë franko-shqiptare.

Po ashtu, Meta vlerësoi se “si themelues i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka kujtohet edhe sot si arkeologu më i shquar shqiptar edhe në planin ndërkombëtar. “Shkenca shqiptare e arkeologjisë i detyrohet shumë Hasan Cekës për fillimet e studimit shkencor të prehistorisë, antikitetit ilir dhe vazhdimësisë ilire- shqiptare. Ai ishte personaliteti shkencor dhe njëkohësisht njerëzor, rreth të cilit u konsolidua dhe u frymëzua bërthama e arkeologëve të shquar shqiptarë”, tha Meta./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result