Challandes: Për ta mposhtur Spanjën, Zvicrës i duhen shumë çelësa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group A - Kosovo v Bulgaria - Fadil Vokrri Stadium, Pristina, Kosovo - March 25, 2019 Kosovo coach Bernard Challandes during the match REUTERS/Florion Goga

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se për ta mposhtur Spanjën, Zvicrës i duhen shumë çelësa.

Challandes i është përgjigjur pyetjes se “cili është çelësi për t’i bërë ballë ekipit të Spanjës të premten prej orës 18:00, në kuadër të çerekfinales të Evropianit.

Komentin për ndeshjen që Zvicra e luan ndaj Spanjës, selektori i Kosovës e ka dhënë për “lenouvelliste.ch”, ku është i rregullt në analiza.

“I duhen shumë çelësa”, ka thënë Challandes. “Ne i dimë cilësitë që kanë spanjollët. Kanë zotërimin e topit dhe aftësinë për ta rikuperuar shpejtë humbjen e topit. Spanjollët janë ende shumë të shtrënguar rreth topit. Zvicra mund të zgjedhë mbrojtjen, duke luajtur pak dhe duke i bërë presion. Suedezët patën sukses”, ka thënë Challandes.

Kosova ka luajtur ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. “Dardanët” humbën në udhëtim 3:1 në mars, kurse më 8 shtator e pret në Prishtinë.

Share This Article