Izraeli sulmon Gazën nga ajri pas lëshimit të balonave zjarrvënës nga palestinezët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli i goditi caqet e militantëve në Gaza me sulme ajrore të premten si hakmarrje për lëshimin e balonave zjarrvënës nga enklava palestineze.

Burimet e sigurisë brenda Hamasit, grup që e kontrollon Gazën, thanë se sulmet i goditën qendrat e trajnimeve. Nuk pati raportime për persona të lënduar, shkruan The Guardian.

Ushtria izraelite përmes një deklarate tha: “Në reagim ndaj balonave zjarrvënës të hedhur drejt territorit izraelit sot, aeroplanët luftarakë goditën një lokacion për prodhimin e armëve që i përket organizatës terroriste, Hamas.”

Të enjten, shërbimi izraelit i zjarrfikësve tha se lëshimi i balonave zjarrvënës nga Gaza ka shkaktuar katër zjarre të vogla në rajonin jugor, Eshkolon, i cili shtrihet në kufi me Gazën.

Në deklaratën e zjarrfikësve thuhet se këto zjarre ishin të vogla dhe jo të rrezikshme si dhe u futën shpejt nën kontroll. “Një hetues i zjarreve përcaktoi se të gjitha zjarret u shkaktuan nga balonat zjarrvënës”, thuhet në njoftim.

Incidenti i ri erdhi pas arritjes së armëpushimit më 21 maj. Gjatë 11 ditëve luftime u vranë 260 persona në Gaza e 13 në Izrael. Marrëveshja e armëpushimit u ndërmjetësua nga Egjipti dhe erdhi edhe pas presionit të madh ndërkombëtar.

Share This Article