Faza finale e Evropianit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca, Gjermania, Holanda, Portugalia e Kroacia i dhanë fund herët eksperiencës në “Euro 2020”. Tash e tutje, Evropiani nuk do të jetë më i njëjtë.

Kampionati Evropian i futbollit mbeti pa disa Kombëtare të mëdha, të cilat u eliminuan në të tetën e finales. Kombëtaret si Franca, Gjermania, Holanda, Portugalia e Kroacia i dhanë fund shumë herët eksperiencës në “Euro 2020”. Me këtë rast, kjo garë do të jetë e mangët pikërisht në fazën e saj më të nxehtë, e cila nis të premten me ndeshjet çerekfinale.

Evropiani mbeti pa dy finalistët e Botërorit të fundit. Kampionia e botës, Franca u shokua nga Zvicra, edhe pse konsiderohej si favorite për ta fituar edhe Evropianin. “Trekolorët” humbën në penallti nga “Helvetikët” me shqiptarë në një ndeshje të çmendur. E fund eksperiencës në Euro i dha edhe nënkampionia e botës, Kroacia.

Kombëtarja ballkanike e pati një fazë të grupeve të vështirë, ndërsa në të tetën e finales u dorëzua përballë Spanjës. Edhe kjo ishte një ndeshje drithëruese, e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve, shkruan Gazeta Express. Lamtumirë Evropianit i tha edhe Holanda, e cila vazhdon të dështojë në këtë garë.

“Tulipanët” ishin fantastikë në fazën e grupeve, por dështuan me të dalë nga ajo. Në fakt, Holanda u mposht nga Republika Çeke, e cila është bërë “penicilin” për holandezët. E teta e finales ishte fatale edhe për Portugalinë.

Kampionia aktuale e Evropës u përshëndet me “Euro 2020” pasi humbi nga Belgjika. Cristiano Ronaldo la gjurmë në këtë Evropian, por fatkeqësisht ndeshjet e ardhshme do t’i shikojë përmes televizorit. Pra, në këtë Evropian befasuan për të mirë Kombëtaret nga të cilat nuk pritej shumë. E në ndërkohë, fatkeqësisht në fazën kryesore nuk do t’i shohim Kombëtaret më të mëdha të futbollit evropian. 

Share This Article