Mesfushori i Anglisë, Jack Grealish thotë se kapiteni Harry Kane është futbollisti më i mirë që me të cilën ka luajtur ndonjëherë. Grealish insiston se Kane është dhe mbetet lojtari kryesor i Anglisë në “Euro 2020”. Anglia të shtunën prej orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” në Romë, do të përballet me Ukrainën në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian.
“Kane është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai nuk është vetëm golashënues, por një kapiten i vërtetë. Prania e tij në fushë, e ndihmon shumë ekipin”, është shprehur Grealish. Kane deri më tani në “Euro 2020” e ka shënuar vetëm një gol në katër paraqitje.