“Dhjetëra mijëra njerëz që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar (MB) presin vendimin pёr më shumё se njё vit, duke mbetur në një gjendje të paqartë ‘mizore dhe të padrejtë’”. Ka qenё ky paralajmërimi i një organizate bamirëse në MB.
Studimi nga Këshilli i Refugjatëve, botuar të premten, zbuloi se 33 mijё e 16 njerëz kishin pritur njё pёrgjigje, për 12 muaj ose më gjatë në vitin 2020, nga shifra e 3 mijё e 588 persona në vitin 2010 – më shumë se 8 për qind.
Enver Solomon, kreu i Këshillit të Refugjatëve, tha se lënia e burrave, grave dhe fëmijëve të pambrojtur pёr tё pritur lajmet pёr fatin e tyre pёr vite me radhё, është mizore dhe e padrejtë.
“Ёshtë një mënyrë tepër joefektive dhe e padrejtë për të operuar nё njё sistem të mbrojtjes së refugjatëve”, tha Solomon.
Bamirësia tha ndёrkohё se shifrat ishin rritur pёr shkak tё njё dështimi në procesimin e rasteve pёr shkak tё rritjes sё numrit të aplikimeve, si dhe pёr shkak tё pandemisё.
Sipas saj, kriza shëndetësore kishte sjellë ndryshime në praktikat e Ministrisë së Brendshme, të cilat dëmtuan efikasitetin, si pёr shembull nё rastin e pezullimit tё intervistave gjatë një izolimi të parë kombëtar, në fillim të vitit 2020.
Rritja e shifrave te grupmosha e fëmijëve ishte akoma mё shqetёsuese.
Rreth 6 mijё e 687 kishin pritur më shumë se një vit për një vendim fillestar mbi çështjen e tyre në vitin 2020, krahasuar me 563 një dekadë më parë.
Midis atyre, më shumë se 250 njerëz përfshirë 55 fëmijë ishin lënë në harresë për pesë ose më shumë vjet.
Planet e qeverisë
Nga ana tjetёr, Partia Konservatore në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur tё ecë pёrpara me planet e rishikimit tё ligjeve tё azilit.
Qeveria pritet të vendosë pёrpara Parlamentit projektligjin e saj tё “Kombësisë dhe Kufijve” javën e ardhshme.
Një dispozitë e diskutueshme mund tё miratohet, e cila do t’u mundësojë autoriteteve krijimin e një qendre të përpunimit tё emigracionit në det, të stilit australian.
Zyrtarët po kërkojnë të ndalojnë emigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë përmes anijeve nё Kanalin Anglez dhe të deportojnë ata që hyjnë pa dokumente.
“Planet e qeverisë do të rregullojnë sistemin e prishur të azilit”, tha njё zëdhënës i Ministrisё sё Brendshme tё MB-sё pёr Al Jazeera, duke pretenduar se kjo do tё çonte nё uljen e pritjeve tё gjata nё sistem, qё parandalojnё shqyrtimin e çështjeve të shpejta.
Më shumë se 8 mijё njerëz hynё ilegalisht nё Britani vitin e kaluar, sipas një raporti të BBC, bazuar te shifrat e Ministrisë së Brendshme.
Ёshtë raportuar gjithashtu se shifrat e kёtyre kalimeve janё rritur akoma dhe mё shumё këtë vit.