Gazeta e përditshme ushtarake amerikane ‘Stars and Stripes’ ka publikuar një fotografi të rrallë përgjatë luftës së fundit në Kosovë, ku mëtojnë ta theksojnë prezencën e NATO-s përgjatë asaj kohe në vend.
Sipas mediumit, fotografia është realizuar në Viti, në të cilën shihet një grua e moshuar, e vendosur pranë një traktori që, sipas mediumit, shërbeu për transportim.
“Një grua shqiptare qëndron në hije, poshtë mbishkrimeve serbe duke inkurajuar forcën dhe unitetit, ndërsa ushtarët patrullues të SHBA’së kalojnë pranë traktorit që shërben si mjet transporti i familjes së saj”, thuhet në artikull.
Artikulli tutje potencon se po këto forca po ia mësynin fshatrave të Vitisë që të ofronin siguri dhe paqe në vend.
“Ushtarët hipën në automjetet e tipit Bradley Fighting, pastaj shkuan nëpër fshatëra për të treguar prani të fortë të NATO-s”, thuhet tutje.