Jeni në kërkim të një eksperince unike? Vjosa,perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min nga Saranda dhe 45 min nga Gjirokastra.
Është mundësi e shkëlqyer për ti bërë pushimet tuaja më interesante duke u shkëputur nga njerëzit në qytet , nga makinat, zhurmat,vapa mbytëse duke ju bërë që të shijoni adrenalinë të pastër dhe shijuar pamjen spektakolare të luginës së Vjosës.
Sot është e vështirë të gjesh një aktivitet i cili pëlqehet nga fëmijët,adoleshentët,prindërit të dashuruarit dhe grupet shoqërore. Por rafting pëlqehet nga të gjitha grupmoshat.
Ky grup e shijoi më së miri këtë eksperiencë, ju çfarë prisni? Shikoni foto dhe video të realizuara nga LSA që do t’ju mahnisin.