Në hyrje të Kuvendit, Braho tha se detyrimin që kishte që Berisha ti shmagej politikës, ia arriti.
Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho tha ditën e sotme për gazetarët se Berisha nuk do të jetë në parlament. Ai u shpreh i bindur për këtë gjë, pavarësisht se Berisha fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Në hyrje të Kuvendit, për gazetarët, Braho shtoi se detyrimin që kishte që Berisha ti shmagej politikës, ia arriti.
“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, kësaj ja arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona” – tha Braho.