Qëllohet me plumb në kokë gazetari i njohur investigativ në Amsterdam, arrestohen tre të dyshuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i famshëm holandez Peter R. de Vries, i njohur për raportimet e tij në botën e krimit, po lufton për jetën e tij, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.

Peter R de Vries, 64 vjeç, u qëllua disa minuta pasi u largua nga një studio televizive.

Z. de Vries është i famshëm për punën e tij në ekspozimin e mafiozëve dhe mbretërve të drogës dhe ka ndihmuar policinë të zgjidhë një numër rastesh të profilit të lartë.

Tre të dyshuar janë arrestuar për ngjarjen.

Kryetari i bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, e përshkroi z. De Vries si “një hero kombëtar për të gjithë ” dhe si “një gazetar i rrallë, i guximshëm, i cili pa pushim kërkoi drejtësi”.

Sulmi ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa gazetari po largohej nga studioja në Lange Leidsedwarsstraat.

Qëllohet me plumb në kokë dhe plagoset rëndë gazetari

Ai u qëllua 5 herë nga një distancë e afërt dhe u godit në kokë, raportojnë mediet lokale.

Minuta më herët ai ishte shfaqur në programin televiziv RTL Bulevard për të folur në lidhje me rastin e një parukeri që u vra në 2019.

Z. de Vries i ishte dhënë mbrojtje policore pasi mori kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues.

Kryebashkiaku Halsema i tha medies se po luftonte për jetën e tij dhe dënoi të shtënat si një “sulm mizor, të pashpirt”.

Policia po bën thirrje për dëshmitarë dhe pamje CCTV të të shtënave, por po u kërkon njerëzve të mos e ndajnë materialin në mediet sociale.

Share This Article