Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpalli planin e tij për të paditur gjigandët e teknologjisë Google, Twitter dhe Facebook, duke thënë se ai është një viktimë e censurës së tyre.
Padia që pritet të zyrtarizohet së shpejti do të përfshijë dhe drejtorët e përgjithshëm të këtyre kompanive.
Donald Trump iu pezulluan llogaritë e tij në rrjetet sociale në muajin janar për motive sigurie publike, pas trazirave që ndodhën në Kapitol nga mbështetësit e tij.
Ndërsa shpallte iniciativën e tij ligjore, Trump u shpreh se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm për lirinë e shprehjes. Ai u shpreh se nëse këto kompani arrijnë të censurojnë një president, imagjinojeni se çfarë mund t’i bëjnë dikujt tjetër.