Danezët më të pasurit në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Danezët janë më të pasurit në Bashkimin Evropian, derisa rumunët më të varfrit – e këto të dhëna janë marrë nga Banka Qendrore e Danimarkës.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, një familje daneze ka pasur mesatarisht 250,000 euro. Megjithatë, lajm i keq është që danezët të njëjtën kohë figurojnë në listën e vendeve me më së shumti borxhe në BE.

Përqindja e borxhit arrin në 75,300 euro, e vendi me më së shumti borxhe janë qytetarët e Luksemburgut – ku borxhi i tyre kap vlerën mesatare prej 88,000 eurove.

Në Bankën Qendrore kanë theksuar se pjesa e madhe e pasurisë përbëhet prej pronave të paluajtshme, e pak para të thata. Pasuria e tyre mesatare financiare është 177,500 euro, që është pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Pas danezëve më të pasurit janë holandezët, ata të Luksemburgut dhe Suedezët. E më të varfrit janë rumunët, e aty figuron edhe Lituania dhe Bullgaria e Greqia. 

Share This Article